
Elvis Pupa është një ndër aktorët më të dashur të humorit shqiptar, i cili me rolet e ndryshme që ka luajtur ka arritur të fitojë simpatinë dhe zemrat e publikut. Siç dihet ai është shumë aktiv në rrjetet sociale ku vazhdimisht publikon pamje të ndryshme nga jeta e tij e përditshme, por edhe postime humoristike që shkrin së qeshuri publikun.
Së fundmi në një foto të publikuar në Instagram ai shfaqet pranë disa shtyllave dhe me humor pranë fotos ka shkruar: : "E do robi një shtyllë në jetë me u mbështet. Imagjino nivelin e vështirësisë, të luash shtyllash këtu." gruaja e tij me humor i bëri një kompliment romantik: "Ti je shtylla e shtëpisë o çavo.", duke imituar një prej roleve më të njohura të Visit në Portokall.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i aktorit i cili ka shkaktuar shumë të qeshura me përgjigjen e ti epike.
"Me këto fjalë të hutoni ju."- ja ka kthyer Visi bashkëshortes.