Nga Shqipëria / E Martë 23 Tetor 2018, 19:07

Uindi ndryshon rrënjësisht, pamja e re tmerron fansat e saj

Motra më e vogël e këngëtares Enca, Uindi Haxhia me pamjen e saj dhe fotot provokuese ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe komentohet shumë gjatë nga ana e publikut.

Së fundmi ajo i ka shokuar të gjithë ndjekësit teksa ka publikuar një foto ku shIhet e gjakosur. Ashtu si shumë personazhe të njohur në showbizin shqiptar edhe Uindi me rastin e Halloween-it ka vendosur të ndryshojë pamje.

Në foto e publikuara prej saj në Instagram, make-up artistja e njohur  shfaqet si një vampire seksi që në buzët e saj ka gjak.