Nga Shqipëria / E Martë 23 Tetor 2018, 18:06

'Ai është pjesë e jona', Landi dhe Miri bëjnë rrëfimin prekës për Dr. Florin

Së fundmi në emsionin e njohur "Lartë e Poshtë" me Eraldo Rexhon kanë qenë të ftuar dy këngëtarët e njohur të grupit West Side Family, Landi dhe Miri të cilët përveç se kanë folur për projektet e reja të grupit kanë treguar dhe se si ka qenë rrugëtimi i tyre pa këngëtarin Dr. Flori, i cili përpara disa vitesh ndërroi jetë.

Ata kanë treguar se e kujtojnë gjithmonë mikun e tyre në forma të ndryshme dhe do e kujtojnë gjithë jetën.

“Ky nuk është thjesht një zotim, është një ndjesi, ai është pjesë e jona, kur përmendim ‘West Side Family’, në çdo këngë, në çdo varg. Ai është aty gjithmonë, sepse ne bazohemi tek ajo gjëja që donte ai”, – ka shtuar Miri. 

Ndër të tjera ata kanë folur edhe për zëvendësimin që do bënin në grup, ku do shtonin një anëtar të ri.

 “Ne kemi qenë gjithmonë tre. Ka qenë një i tretë që gjithmonë balanconte, prandaj ‘West Side Family’ ka funksionuar shumë mirë si tre. Albani nuk zuri vendin e Florit, por ai ishte më afër për të punuar me ne. Grupi është ‘West Side Family’ dhe nënkupton Landin, Mirin dhe Dr.Florin, nuk mund të jetë ndryshe”, – kanë thënë ata.