Ish banorja e "Big Brother Albania", Genta Gjalpi ka qenë një ndër banoret më të komentuara e cila edhe pse kanë kaluar shumë vite nga pjesëmarrja e saj në këtë spektakël ajo vazhdon të tërheq vëmendjen e publikut.

Prej vitesh ajo i ka qëndruar besnike flokëve brun dhe rrallëherë ka eksperimentuar me to. Mirëpo së fundmi Genta i ka habitur fansat teksa ka treguar se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve.

Genta ka guxuar dhe ka bërë ndryshimin drastik duke lyer flokët ngjyrë bjonde. Ajo ka publikuar disa video në ‘Instastory’, teksa shihet duke larë flokët që i kanë marrë ngjyrë më të çelët.





