Mamaja e modeles së njohur Oriola Marashi, Xhoi Jakaj e cila më parë ka mbajtur postin e rëndësishëm të drejtoreshës së burgjeve ka treguar së fundmi që do të fillojë një punë në televizion. Në një postim në rrjetet sociale ajo ka rrëfyer se është bërë administrator e përgjithshme e grupit mediatik ‘Ora News’ dhe ‘Channel One’.

"Administratore e përgjithshme e grupit mediatik Ora News dhe Channel One Faleminderit gjithë atyre që me besuan këtë detyrë të vështirë e njëherësh kaq fisnike! Mirënjohje pafund dhe përkushtim maksimal...", shkruan Jakaj.

Vajza e saj Oriola Marashi ka qenë e para që e ka uruar maman e saj nëpërmjet një postimi në Instastory.

"Urime mami nje ditë kam ëndërr të di sa gjysma e dijeve të tua", shkruan Oriola.




