Nga Shqipëria / E Martë 23 Tetor 2018, 16:04

E pazakontë, këngëtari i njohur feston ditëlindje në një supermarket

Këngëtari i njohur i hitit "Italiana", Fedez ka festuar mbrëmjen e djeshme në një festë të çmendur ditëlindjen e tij të 29. Bashkëshortja e tij, blogerja e njohur Chiara Ferragni i kishte organizuar një festë surprizë aspak të zakontë në një supermarket.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet se Fedez ka mbetur pa fjalë në momentin që ka hyrë në një supermarket dhe të gjithë të afërmit dhe miqtë e  tij i kanë kënduar këngën e ditëlindjes. Në të ishin të pranishëm shumë personazhe VIP, të cilët u argëtuan pa masë ndërkohë që kanë qenë duke pirë dhe konsumuar gjithçka që kanë dashur në supermarket.

Siç dihet Fedez dhe Chiara përpara disa muajsh I dhanë fund beqarisë në një ceremoni madhështore që u komentua gjatë nga të gjithë.