Nga Shqipëria / E Martë 23 Tetor 2018, 16:04

Xheloz i tmerrshëm, shihni çfarë i punon gruas Kivanç Tatlitug

Aktori i njohur turk, Kivanç Tatlitug është bërë shumë i famshëm në vendin tonë pas një serë rolesh që ka luajtur në disa prej serialeve më të ndjekura në vend si Mehmeti tek ‘Gymysh’, Xhesuri tek ‘Xhesuri dhe e bukura’, Kuzey tek ‘Kuzey Guney’ etj.

Ai që në fillim të karrierës ka bërë për vete shumë femra me pamjen e tij, mirëpo prej disa vitesh është martuar me Besak Dizer. Çifti është mjaft i komentuar në mediat turke dhe sigurisht shumë i kërkuar në reklama dhe emisione të ndryshme.

Së fundmi, Besak i është ofruar të jetë imazhi i një kompanie, mirëpo siç raportojnë mediat turke për shkak të xhelozisë së çmendur të Kivanç, ajo ka refuzuar. Siç shprehen ato, Kivanç nuk do që gruaja e tij të ekspozohet dhe të marrë pjesë në këto gjëra.