Nga Shqipëria / E Martë 23 Tetor 2018, 15:03

Festa e çmendur me VIP-a, publikohen pamjet nga super ditëlindja e Graciano Taganit

Balerini i njohur shqiptar, Graciano Tagani, mbrëmjen e  djeshme ka festuar ditëlindjen e tij në një festë madhështore ku të pranishëm ishin shumë personazhe të njohur VIP. Ai ka mbushur plot 26 vjeç dhe në rrjetet sociale ka publikuar vazhdimisht pamje nga festa e çmendur.

Balerini e ka festuar atë në një nga lokalet  dhe nga pamjet e shpërndara në ‘Instagram’, shihet teksa Graciano ka hipur mbi një banak ku dhe po falenderon miqtë e tij që ishin të pranishëm.

Shumë personazhe të njohur si Dafina Zeqiri, vëllezërit Romeo dhe Donald, Lei Kraja, Aulona Musta etj e kanë uruar atë nëpërmjet fotove të ndryshme.