Nga Shqipëria / E Martë 23 Tetor 2018, 15:03

Bashkëpunimi i suksesshëm me Danielën, Ardit Çuni rrëfen arsyen prekëse pse e zgjodhi

Të dielën e kaluar në "Kënga Magjike" këngëtari Ardit Çuni dhe ish konkurrentja e "The Voice", Daniela Toci, surprizuan publikun me bashkëpunimin e tyre. Ata u prezantuan me këngën ‘Qaj’, e cila rezultoi mjaft e suksesshme dhe u prit shumë mirë nga ana e publikut.

Mirëpo së fundmi në një intervistë për revistën ‘Who’, Arditi ka rrëfyer arsyen se përse ka zgjedhur pikërisht vogëlushen e ‘The Voice’ për këtë bashkëpunim. Arditi rrëfeu se dëshiron shumë që ti jap mundësi Danielës që të bëjë muzikë, gjë që ai kur ka qenë në moshën e  saj e ka pasur të pamundur për shkak të kushteve të vështira.

“Ideja lindi nga një përjetim shumë emocional i imi personal në momentin kur pashë audicionin e Danielës. Mendoj që ka talente pafund në Shqipëri të cilat mundësitë i kanë të pakta për të vazhduar rrugën e muzikës dhe kjo ka qenë një ndër ndjesitë e para që më ka dhëne Daniela me zgjuarsinë e saj. Unë kam qenë një ndër ata që në fillimet e mia nuk kam patur mundësi për të bërë muzikë, por me të gjitha vështirësitë ja kam dalë dhe sot dua t’ja jap Danieles këtë mundësi që unë se pata dikur.”, tregoi Arditi.