Mbrëmjen e djeshme në emisionin "NIN" ka qenë i ftuar këngëtari shumë i dashur për publikun Lumi B. Përveç karrierës së tij dhe jetës personale Lumi ka folur dhe për raportin me kolegët dhe labelat e ndryshëm në Shqipëri.

I pyetur nga moderator në lidhje me dy labelat kryesor në vend, ai i 'Babastars' dhe 'OTR', Lumi ka rrëfyer se aty nuk ka mbet më askush dhe nuk e kupton për çfarë arsye i quajnë ende labela pasi në Babatars ka mbetur vetëm Getoari dhe Majk, ndërsa tek OTR vetëm Noizy.

“Se di ca ka Babastarsa përveç Majkut dhe Getit ose OTR përveç Noizyt, askush s’ka mbet aty. Për shembull PINT-at janë duke marrë repera të rinj janë duke punuar si label ata nuk e di veç ata dy kanë mbet se Cozman dhe Agon Amiga është sikur nuk janë aty. Unë kam raporte të mira me ta, nuk jam duke fol keq për ta, por ata kanë kaq vjet që nuk kanë bërë një këngë Babastars s’ka Babastars, ku e kanë studion çfarë kanë bërë, ose tek OTR Noizy është kush është tjetër”, ka treguar Lumi duke thënë se vijon të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë.





