Luana Vjollca është padyshim një ndër moderatoret më të dashura dhe më të njohura në Shqipëri. Ajo është cilësuar shpesh si një nga vajzat më seksi dhe më të bukura të ekranit dhe me format e saj trupore ka arritur që të rrëmbejë gjithmonë vëmendjen.

Mirëpo së fundmi në rrjetet sociale është shpërndarë me shpejtësi një foto ku shfaqet një vajzë që i ngjanë shumë moderatores. Ndonëse ajo është brune, shihet qartë që ka të njëjtat tipare me Luanën.

Identiteti i saj ende nuk zbuluar por të gjithë kanë ngelur pa fjalë nga ngjashmëria që ka me moderatoren e ‘Shiko kush luan’.




