Një vit më parë këngëtarja e njohur Tuna dhe partneri i saj Patris Berisha u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Tian. Pak muaj më parë Tian mbushi 1 vjeç dhe siç duket që tani e di shumë mirë se çfarë do të bëjë në të ardhmen.

Tian do të ndjekë hapat e prindërve dhe do ti futet muzikës, pasi së fundmi ka treguar se ka një talent të madh në muzikë. Ka qenë Tuna ajo që ka publikuar së fundmi një video ku Tian shfaqet duke i rënë daulles në mënyrë perfekte.

Siç duket ashtu si babai i tij i cili është një ndër instrumentistet me te kërkuar ne Kosovë edhe Tian në të ardhmen do të kthehet në një ndër artistët më të kërkuar në Shqipëri.
Tuna from zeromedia.al on Vimeo.




