Këngëtari Lumi Berisha ose i njohur ndryshe si Lumi B është padyshim një ndër këngëtarët më të njohur dhe më të dashur për publikun shqiptar. Këngët e tij janë një ndër më të dëgjuarat dhe numërojnë shumë klikime në Youtube.

Së fundmi Lumi ka qenë i ftuar në emisionin ‘NIN’ dhe ka rrëfyer më shumë të pathëna nga jeta e tij private. Këngëtari ka folur gjithashtu edhe për njohjen dhe propozimin e çuditshëm që i ka bërë bashkëshortes 11 me parë.

“Jam me Mirandën që kur isha 21 vjeç. U zumë për diçka i thash nëse kthehemi do të martohemi. Kur u kthyem prapë bashkë, thamë boll me këto lojëra, unë të dua, ti më do”, tregoi Lumi B.





