Ditën e sotme në familjen Hoxha ka gëzim pasi më e vogla e shtëpisë, Hera feston 5 vjetorin e lindjes. Me gjithë familjen e bashkuar, Rezarta Shkurta ka zgjedhur ta urojë vajzën e saj nëpërmjet një postimi në Instagram.

Rezarta ka realizuar një kolazh me të gjitha fotot e Herës që nga linjda dhe i ka emocionuar të gjithë ndjekësit e saj me urimin e veçantë që i ka bërë vogëlushes.

"Nuk do të doja asgjë më shumë në 5-vjetorin tënd të lindjes. Faleminderit princeshë e vockël që zgjodhe të jemi prindërit e tu. Do mundohemi me të gjitha forcat tona të të bëjmë më të lumturën në botë dhe mos të të zhgënjejmë asnjëherë. Të duam në infinit mami dhe babi."- ka shkruar Rezarta në foto.






