Ushqimi është një nga gjërat më të rëndësishme në jetën e njeriut dhe padyshim të gjithë shpenzojnë shumë të ardhura për ta siguruar atë. Mirëpo të shumtë janë ata që parapëlqejnë që të shijojnë më shumë variacionin e ushqimeve që ofron restoranti sesa shtëpia. Nëse keni menduar se qyteti që shpenzon më shumë të ardhura për të ngrenë në restorant është Tirana atëherë e keni gabim.

Së fundmi sipas "Anketës së Buxhetit të Familjes" për vitin 2017 të cilat janë publikuar në Monitor, qyteti që shpenzon më shumë të ardhura për tu ushqyer në restorant është Shkodra. Qytetarët e Shkodrës kanë shpenzuar 9.5 e totalit të shpenzimeve në restorante dhe hotele. Ndër të tjera shpenzimet për restorante në Shkodër janë edhe më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, pasi sipas Eurostat zinin 8% në totalin e shpenzimeve.

Pas qytetit të Shkodrës renditej Berati, Fieri, Lezha e në vendin e pestë kryeqyteti Tirana.




