Mbrëmjen e djeshme në të gjitha mediat u përhap me shpejtësi lajmi se Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman, do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi u mësua si fillim nga mediat turke të cilat treguan se çifti donte ta mbante të fshehtë shtatzëninë.

Mirëpo e kontaktuar nga ana e revista ‘Who’, Almeda ka konfirmuar se ata janë në pritje të ëmbël dhe se është shumë e emocionuar që do të bëhet nënë.

“Jam shumë e lumtur, Zoti do të na bekojë me një fëmijë”, – është shprehur Almeda e cila është në javët e para të shtatzënisë.





