Nga Shqipëria / E Hënë 22 Tetor 2018, 19:07

'Një dhuratë nga zoti', këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të dytë

Këngëtari i njohur i hitit "Me ty dua të jem", Shkumbin Ismaili është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer, baladat e të cilit dëgjohen shumë nga publiku.

Ditën e sotme Shkumbini ka ndarë një lajm të bukur me fansat e tij teksa ka lajmëruar se është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë një djalë që çifti e ka pagëzuar me emrin e veçantë Brend.

“Një tjetër dhuratë nga Zoti. Mirë se erdhe Brend”,- shkruan Shkumbini në postimin e tij. Nga martesa me bashkëshorten Mirushe, Shkumbini ka edhe një djalë 3-vjeçar të quajtur Rigon.

 
 
 
View this post on Instagram
 
 

Një tjetër dhuratë nga Zoti! Mirë se erdhe Brend !

A post shared by Shkumbin Ismaili (@shkumbiniofficial) on