Këngëtarja Genta Ismajli që në fillimet e karrierës së saj ka tërhequr vëmendjen me stilin ekstravagant dhe pamjen e saj. Ajo është cilësuar si një ndër femrat më seksi dhe simpatike të showbizit shqiptar dhe jeta e saj private komentohet përherë.

Mirëpo së fundmi vëmendjen e mediave e ka marrë motra e saj e vogël Mani. Në një foto të publikuar nga ana e këngëtares në Instagram, shihet se edhe motra e vogël e Gentës është po aq seksi sa ajo.

Mani ndryshe nga Genta nuk është pjesë e muzikës, pro merret me modeling dhe studion për aktrim. Padyshim fotot e saj provokuese kanë tërhequr shumë vëmendjen e publikut dhe janë pëlqyer shumë.





