Nga Shqipëria / E Hënë 22 Tetor 2018, 18:06

Fansat nxjerrin zbuluar këngëtaren shqiptare, e akuzojnë për vjedhjen e këngën së njohur

Këngëtarja e hitit "One kiss", Dua Lipa është padyshim një ndër këngëtaret që po korrë një sukses të madh në tregun ndërkombëtare. Siç dihet çdo këngë e saj kthehen menjëherë në hite dhe kanë një numër të madh klikimesh në Youtube.

Së fundmi Dua ka publikuar këngën e saj të radhës, e cila titullohet “Kiss and Make up” që është një bashkëpunim me grupin ‘Blackpink’. Megjithatë ndonëse u dëgjua shumë që në orët e para të lançimit të shumtë kanë qenë fansat që e kanë akuzuar Duan për vjedhje.

Siç raportojnë mediat turke, Dua Lipa e ka vjedhur këtë këngë nga këngëtarja turke Aleyna. Kënga e Aleyna mbanë titullin “Sen Olsan Bari” dhe në videot e mëposhtme vihet re ngjashmëria e madhe në muzikë.