Ronela Hajati dhe Young Zerka prej kohësh kanë qenë në vëmendje të mediave pasi përflitet se janë në një lidhje dashurie. Mirëpo ndonëse ata janë gjatë gjithë kohës bashkë dhe të pandarë, asnjëherë nuk e kanë pranuar publikisht lidhjen e tyre duke treguar se janë thjesht miq.

Pak kohë më parë në një intervistë për "Sevenbizz", Zerka tregoi se është i dashuruar dhe në një lidhje duke lënë të kuptohet se fatlumja ishte Ronela.

Por ndryshe nga Zerka, Ronela nuk e pranon absolutisht lidhjen, dhe e ftuar në ‘Shiko kush luan’, këngëtarja ka pranuar të martohet me dikë tjetër duke e përjashtuar Zerkën.Këngëtarja duhet të zgjidhte mes Lyrical Son, Agon Amigës dhe Young Zerkan

“Me Agonin do haja darkë, e me Lyrical Son do martohesha”, tha Ronela, duke habitur publikun.






