Këngëtarja Enca dhe reperi Don Phenom publikuan pak ditë më parë bashkëpunimin e tyre të parë, i cili rezultojë mjaft i suksesshëm. "Kujt po i han" u prit shumë mirë nga ana e publikut dhe ka marrë miliona klikime në Youtube.

Mirëpo siç duket marrëdhënia mes Encës dhe Don Phenom është më e ngushtë nga sa duket. Ditën e sotme, këngëtarja ka publikuar disa video në ‘Snapchat’ ku tregon prapaskenat e klipit me reperin. Në të shihet se këngëtarja është duke flirtuar me reperin, ndërkohë që dhe ai ja kthen.

Teksa shihet duke filmuar veten me video, Enca ekspozon gjoksin ndërkohë që na pas shihet Don Phenom duke u afruar.

“Hajde këtu afër, shih sa e bukur jam”, i thotë Enca reperit dhe ai ia kthen: “Shumë” dhe largohet duke qeshur.





