Nga Shqipëria / E Hënë 22 Tetor 2018, 17:05

Nënë për herë të dytë, Rezarta Shkurta dhe Hera zgjedhin emrin special për fëmijën

Pak javë më parë, këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ndau lajmin e bukur me të gjithë fansat  e saj, ku tregonte se bashkëshorti i saj Ermal Hoxha, pas kryerjes së dënimit ishte lënë i lirë. Ajo publikoi një video ku pas shumë vitesh më në fund Ermali dhe e vogla Hera shfaqeshin në krahët e njëri-tjetrit.

Mirëpo siç duket pas bashkimit të familjes, Rezarta dhe Ermali kanë në plan të zmadhojnë familjen e tyre. Në disa video të publikuar në ‘Instastory’, Rezarta shfaqet duke biseduar me vajzën e saj, e cila i kërkon që ti bëjë një motër, e madje ka vendosur që emrin t’ia vendosin Jume.

Hera ka një kërkesë të veçantë për mami Rezartën dhe babi Ermalin: Vetëm motër jo... on Vidnews.

Më vonë në një bisedë me Ermalin, Hera shprehet se është tepër xheloze dhe nuk do lejojë që rrobat e saj ti përdor edhe motra. Siç duket nëpërmjet këtyre videove çifti i njohur na lë të kuptojmë se shumë shpejt mund të bëhen prindër.

Hera ka një kërkesë të veçantë për mami Rezartën dhe babi Ermalin: Vetëm motër jo... on Vidnews.