Pas dasmës së bujshme të mbajtur pak kohë më parë, në media është komentuar gjatë se moderatorja Elita Rudi është në pritje të fëmijës së parë.

Ndonëse vetë çifti nuk ka pranuar asgjë në lidhje me shtatzëninë, në fotot e ndryshme të Elita Rudit vihet re ndryshimi që moderatorja ka pësuar në trupin e saj.

Së fundmi Elita ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku shfaqet e veshur me një fund të ngushtë dhe një bluze që i tregon mjaft mirë barkun e rrumbullakosur dhe peshën që moderatorja ka shtuar në trup.Sic duket qartë nuri i shtatzënisë i ka dhënë një pamje mjaft të veçantë Elitës.





