Nga Shqipëria / E Hënë 22 Tetor 2018, 16:04

Është miliardere, por kjo video e Eminës duke i dhënë traktorit do t’ju shkrijë së qeshuri

Emina Cunmulaj është një ndër modelet më të njohura dhe më të dashura shqiptare. Siç dihet ajo prej vitesh jeton në Amerikë, ku dhe është martuar me miliarderin Sam Nazarian.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndonëse është një ndër modelet më të pasura shqiptare, gjithmonë ka treguar se i pëlqen jeta e thjesht dhe nuk ngurron që të shpërndaj shumë momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ndodhet në vendlindje në Mal të Zi, ku dhe ka publikuar disa momente mjaft qesharake. Ajo ka postuar një video ku shihet duke i dhënë traktorit, ndërkohë që pas saj janë edhe një burrë e një grua. Ndonëse ajo ka ikur shumë e vogël nga fshati duket qartë që Emina di t’i jap shumë mirë traktorit.