Ajo është një ndër këngëtaret që ka tërhequr një vëmendjen të madhe në media me fotot dhe videot provokuese që ka publikuar vazhdimisht në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Donjeta Kosumin e njohur për publikun si Kallashi, e cila së fundmi ka qenë e ftuar në 'Prive' ku ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj.

Në një moment ajo ka shokuar publikun teksa ka rrëfyer se është shfaqur në një banjo burrash duke kryer nevojat personale.

"Unë jam shumë e dashur, shumë e respektueshme, ama një send e kam të keq. Nuk e di a është për ju i keq, por për mua është shumë i mirë. Unë urinoj në këmbë."- ka rrëfyer Kallashi.





