Pak ditë më parë në media u komentua se këngëtari shumë i dashur për publikun Ylli Limani, do të konkurronte këtë vit në "Kënga Magjike" me një baladë. Madje të shumta ishin komentet të cilët e cilësuan atë si një ndër pretendentët për fitues.

Mirëpo burime pranë ‘Prive’ kanë lajmëruar se Ylli nuk do të marrë pjesë në edicionin e 20 të këtij spektakli për shkak të konkurrentëve. Ata kanë treguar se menaxheri i Yllit ka vendosur që këngëtari mos të marr pjesë pasi kënga e tij mund të eklipsohet për shkak të konkurrentëve të fortë që do të marrin pjesë këtë vit.

Ndërkohë, vetë Ylli nuk ka reaguar ende për këto lajme dhe ka lajmëruar se shumë shpejt do të publikojë baladën e tij të re.




