Pak muaj më parë në media bëri bujë lajmi se moderatorja Roza Lati gjatë emisionit të saj "Why Not", kishte puthur në buzë reperin e njohur shqiptar Fero, për ti dhënë fund të gjitha fjalëve që qarkullonin se mes saj dhe këngëtarit kishte një lidhje.

"Më duket se njerëzit duan të na shohin bashkë. Po sikur t'ja bëjmë qejfin njerëzve? Po sikur të të puth unë ty tani, bëhet?"- i tha Roza Feros dhe u afrua për ta puthur në buzë.

Mirëpo siç duket kjo puthje që u komentua gjatë nga të gjithë është përsëritur nga ana e dyshes mbrëmjen e djeshme në emision.

Ka qenë Fero, ai i cili këtë herë i ka kërkuar moderatores ta përsërisin puthjen duke vepruar se aktorja e njohur Julia Roberts dhe moderator David Letterman, të cilët sa herë që Julia ishte e ftuar në emision putheshin më buzë.

"Tani është radha ime. Mund të bëj një puthje me ty?"- ju drejtua Fero Rozës, e cila pasi mori miratimin e publikut, e puthi sërish reperin në buzë.




