Pak ditë më parë trashëgimtarja e "Top Medias", Lori Hoxha festoi ditëlindjen e saj të 25. Ajo ndodhej në Londër dhe të gjithë menduan se Lori kishte shkuar atje për të festuar, mirëpo siç duket blogerja e njohur ka vendosur të qëndrojë për shumë gjatë në Angli.

Së fundi ajo ka publikuar në rrjetet sociale në serë dhuratash që ka marrë për ditëlindjen, mirëpo ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një dhuratë dhe urim që njëra nga shoqet e saj të ngushta i ka bërë.

“Të blesh një dhuratë për ty është shumë e vështirë, pasi ti pothuajse ke gjithçka. Shpresoj që bluza të të mbajë ngrohtë, vëthët të të duken mirë dhe mendoj se do të të duhet dhe një varëse për çelsat e shtëpisë tënde të re. Të dua."- ishte shënimi i mikeshës e cila zbuloi në këtë mënyrë që Lori do të fillojë të jetojë në Londër.





