Ditën e djeshme të gjithë fansat janë gëzuar pasi reperi Noizy dhe këngëtarja Dafina Zeqiri kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë i cili titullohej "A don love". Kjo këngë u prit mjaft mirë dhe brenda pak minutash ka marrë një numër të madh klikimesh.

Së fundmi Dafina Zeqiri ka publikuar një foto mjaft seksi ku shfaqet e veshur vetëm me të brendshme. Pranë fotos këngëtarja kishte shkruar një pjesë të tekstit të këngës së re: ‘’A don mu, a do Dafyn?”

Mirëpo i papritur ka qenë komenti i reperit Noizy, i cili ka lënë pa fjalë të gjithë fansat. T’du mamin’, shkruan Noizy i cili ka shkaktuar të qeshura tek ndjekësit,por nuk ka marrë një përgjigje nga ana e këngëtares.





