Modelja e njohur shqiptare, Afërdit Dreshaj është cilësuar gjithmonë si një nga femrat më seksi dhe të bukura të showbizit shqiptar. Përveç saj edhe motra Jehona dhe nëna e modeles kanë tërhequr një vëmendje të madhe me pamjen e tyre.

Mirëpo siç duket bukurin e paskan në gjak, pasi përveç femrave në familjen Dreshaj edhe më i vogli i familjes është një yll i vërtetë. Së fundmi Afërdita ka prezantuar për të gjithë fansat vëllain e saj bukurosh.

Ai quhet Anton dhe siç shihet dhe nga pamjet është po aq tërheqës dhe simpatik si dhe motrat e tij më të mëdha.

“Kur ishte i vogël unë e puthja dhe e kafshoja çdo ditë. Pastaj një ditë ai më tha: mund të më kafshosh vetëm të dielave? Gëzuar ditëlindjen jo më i vogli im, Anton Dreshaj “!





