Nga Shqipëria / E Hënë 22 Tetor 2018, 13:01

Një vit pasi solli në jetë djalin e parë, moderatorja shqiptare bëhet sërish nënë

Moderatorja e njohur shqiptare e cila ka prezantuar një serë emisionesh të njohura dhe të ndjekura nga publiku, së fundmi ka lajmëruar se është bërë nënë për herë të dytë. Bëhet fjalë për vajzën e aktorit të njohur Behar Mema, Iva Mera, e cila një vit më parë u bë nënë për herë të parë të një djali.

Ashtu si në shtatzëninë e parë edhe në të dytën, Iva arriti që çdo gjë ta mbajë në fshehtësi të plotë dhe vetëm nëpërmjet një statusi në 'Facebook', lajmëroi vetë se ka sjellë në jetë djalin e dytë.

Ajo dhe bashkëshorti zyrtarizuan lidhjen pak para se djali i parë të vinte në jetë, mirëpo kanë preferuar që jetën e tyre private ta mbajnë larg vëmendjes së publikut.