Besoj se të gjithë e mbajnë mend Daniel Tocin, vogëlushen e "The Voice Kids", e cila me historinë e saj prekëse dhe zërin e bukur arriti të rrëmbente zemrat e të gjithë publikut.

Ndonëse nuk arriti të dal fituese në ‘The Voice’ ajo u kthye në një nga konkurrentet më të komentuara dhe së fundmi Daniela së bashku me Ardit Çunin janë shfaqur në ‘Kënga Magjike’, ku dhe do të konkurrojnë me këngën e ‘Qaj’.

Balada ka qenë tepër emocionuese dhe është pritur mjaft mirë nga publiku, i cili e duartrokiti. Po ashtu dhe shumë VIP-a të njohur kanë dal në përkrahje të Danjelës, një ndër to ishte edhe Miriam Cani, e cila ka qenë dhe mentorja e vogëlushes në “The Voice”.





