Dy javë më parë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, u bënë prindër për herë të parë të një djali që e pagëzuar me emrin e veçantë Kajan.

Gjatë këtyre ditëve, Ajola ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe ka publikuar vetëm foto, të cilat ishin shkrepur përpara se Kajan të vinte në jetë. Ditën e djeshme ajo ka dal për herë të parë në publik dhe ka habitur të gjithë publikun me format e saj trupore.

Veliaj dhe Xoxa kanë marr pjesë ditën e djeshme në pagëzimin e vajzës së grupit të PS-së Taulan Balla, ku Veliajt, ishte zgjedhur kumbarë për pagëzimin e vogëlushes.

Ajola kishte veshur një fustan të ngushtë pas trupit dhe të lirshëm në fund me anë të të cilit binte në sy trupi i saj mjaft i rregullt. Siç duket gjatë shtatzënisë, Xoxa nuk ka marrë aspak kile pasi shfaqej mjaft në formë.







