Nga Shqipëria / E Diel 21 Tetor 2018, 19:07

Një javë pas fejesës së bujshme, Armina zbulon super dhuratën speciale

Një javë më parë në media u shpërnda me shpejtësi lajmi se blogerja e njohur Armina Mevlani dhe djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, u fejuan në një ceremoni private, ku të pranishëm ishin vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë të çiftit.

Mirëpo pavarësisht se ishte private,në rrjetet sociale u shpërndanë shumë foto nga fejesa dhe vetë Armina nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ tregoi se ajo ditë ishte  si një ëndërr.

Ditën e sotme, blogerja ka publikuar edhe një nga dhuratat më speciale dhe më të bukura që ka marrë për fejesë. Njëri nga kushërirët e saj i ka pikturuar një tablo ku shfaqet vendi ku Shkëlzeni i ka propozuar Arminës.

"Një ndër dhuratat më të bukura që kam marrë. E pikturuar nga kushëriri im dhe është vendi ku kam marrë propozimin për martesë", ka shkruar Armina.