Nga Shqipëria / E Diel 21 Tetor 2018, 17:05

Shëtitje me mamin, kjo foto e Jonës dhe djalit në det do t’ju zbukurojë ditën

Moderatorja Jona Spahiu një muaj më parë u bë nënë të një djali, të cilin e pagëzoi me emrin e veçantë Raiden që kishte kuptimin e zotit të dritës dhe vetëtimës. Ajo nuk ka qenë shumë aktive kohët e fundit në rrjetet sociale dhe fotot me djalin ka qenë të rralla.

Ditën e sotme, siç duket Jona së bashku me vogëlushin kanë vendosur të largohen nga zhurma e Tiranës dhe të shkojnë për një shëtitje në det. Moderatorja ka publikuar një foto të ëmbël në ‘Instasory’, ku vogëlushi shfaqet i shtrirë në një karrocë, ndërkohë që në sfond shihet deti.

Ajo gjithashtu ka publikuar dhe një foto të vetes, ku tregon se është në një super formë ndonëse ka vetëm një muaj që ka lindur.