Nga Shqipëria / E Diel 21 Tetor 2018, 16:04

Ups, Roberti flliq publikisht Erën: Ajo s’di të këndojë live

Dy nga motrat më të suksesshme të showbizit shqiptar janë padyshim Nora dhe Era Istrefi, të cilat pëlqehen dhe komentohen gjatë nga publiku dhe mediat. Siç dihet Era tashmë është bërë mjaft e njohur në botë dhe po korrë një sukses të madh në karrierën e  saj, mirëpo mbrëmjen e djeshme kunati i saj Robert Berisha i ftuar në "Shiko kush luan" ka habitur publikun teksa ka thënë se Era s’di të këndojë live.

I pyetur nga Zaimina se cila këndon më keq live, Nora apo Era, Roberti u vendos në siklet dhe tha se më keq këndon Era pasi i mungon eksperienca.

“Nora ka mbi 15 vite që është në skenë dhe ka më shumë eskperiencë, prandaj po them që Era këndon më keq live”, ka thënë Roberti.