Të gjithë e mbajnë mend grupin e njohur "Skillz" që përpara disa vitesh vodhi zemrat e publikut me një serë këngësh që u kthyen në hite dhe dëgjoheshin nga të gjithë. Dy pjesëtarët e grupit, reperi Ledri Vula dhe Skivi ishin të pandarë nga njëri-tjetri dhe në çdo dalje publike shfaqeshin bashkë.

Mirëpo pak vite më parë ata i dhanë fund bashkëpunimit të tyre dhe me largimin e bujshëm të Ledrit nga labeli ‘Babastars’, u prishën dhe marrëdhëniet mes Ledrit dhe Skivit, të cilët më vonë u përfol se pas një sherri nuk flisnin më.

Mirëpo së fundmi në një intervistë për 'Prive', Skivi ka habitur teksa ka rrëfyer se ka dëshirë që të rikthejë grupin ‘Skillz’.

“Do të doja të kthehej ‘Skillz’ vetëm për të treguar se çfarë është hip – hopi” – tha Skivi, i cili më vonë theksoi se nuk do të bënte më asnjë bashkëpunim me Ledrin dhe Getoarin.





