Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Shiko kush luan" ishte e ftuar këngëtarja e njohur Ziamina Vasjari, e cila prej kohësh është kthyer në një ndër personazhet më të komentuara në media për shkak të lindjes së vajzës Khloe dhe lidhjes së saj.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ka treguar më shumë për marrëdhënien e saj me Klodin duke zbuluar se me të është lidhur që kur ka qenë 20 vjeçe pra kanë pothuajse 10 vite bashkë. Po ashtu pa problem fare Zaimina rrëfeu se ka bërë striptizëm për burrin e saj.

Ndër të tjera, këngëtarja tregoi se është shumë e lumtur që është bërë nënë dhe se shumë shpejt do të të bëjë edhe dy fëmijë të tjerë.





