Prej disa kohësh në media është përfolur se mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe reperit Noizy ka pasur diçka më shumë se shoqëri. Gjithçka ka nisur që pas fotove të ndryshme ku dyshja shfaqej së bashku dhe për shkak të komenteve ngacmuese mes tyre.

Mirëpo ditën e sotme, ata i kanë surprizuar të gjithë teksa kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë. Pak minuta më parë Noizy ka publikuar këngën e cila quhet ‘A don love’, ku dy këngëtaret shfaqen shumë afr njëri-tjetrit.

Ata luajnë rolin e një çifti të dashuruar dhe shihen teksa shfaqen në momente intime duke u përqafuar dhe u puthur.





