Rudina Magjistari është pa dyshim një ndër moderatoret më të pëlqyera nga ana e publikut shqiptar. Ajo çdo pasdite është e pranishme në shtëpinë e shqiptarëve me emisionin e saj "Rudina" që është një ndër më të ndjekurit.

Siç dihet moderatorja është shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe të rralla janë fotot dhe videot që ajo publikon me familjarët.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme si rrallëherë, ajo ka prezantuar për herë të parë mesën e saj e cila sapo ishte diplomuar. Në foto shihet se vajza e cila quhet Elin është mjaft simpatike dhe duket që ka një marrëdhënie të mirë me Rudinën.

“Krenaria dhe lumturia më ka mbushur shpirtin! Nuk rrija dot pa e ndarë këtu sot. Mbesa ime, e sapodiplomuar tashmë. Mbesa me cool! Të dua shumë, Elin!”, shkruan Rudina pranë fotos.





