Nga Shqipëria / E Diel 21 Tetor 2018, 13:01

Ronela është e lidhur me Zerkën, por reperi shqiptar e gjuan publikisht: 'E kam fiksim'

Së fundmi në emisionin "Sevenbizz" ka qenë i ftuar reperi i njohur shqiptar S4MM, i cili ka habitur teksa ka rrëfyer se është i fiksuar pas këngëtares së njohur Ronela Hajati dhe se madje i kontrollon asaj vazhdimisht Instagramin.

"E kam fiksim Ronela Hajatin se di pse. Hyj ja shoh ato në Instagram, ndonjëherë, kështu kot. Dhe vazhdoj hyj e shoh. Më pëlqen si femër. Jo nuk kam folur asnjëherë me të, nuk e kam parë asnjëherë live. Por e kam fiksim, se di pse", u shpreh reperi.

Mirëpo siç dihet këngëtarja e njohur është në një lidhje me këngëtarin, Young Zerka dhe nuk dihet se si do e pres ky i fundit deklaratën e S4MM.