Mbrëmjen e djeshme në familjen e këngëtares Rita Ora ka pasur festë, pasi motra e saj Elena Ora festonte 30 vjetorin e lindjes. Ata kanë festuar në një festë madhështore ku të pranishëm ishin familjar dhe miqtë e ngushtë të saj.

Në disa video të publikuara nga Rita në rrjetet sociale shihet se vajzat e kanë djegur duke kërcyer me valle shqiptare.

Në video ato shihen mbi tavolina duke kërcyer ‘Vallen kosovare’. Ishte Rita Ora e para që me një shami në dorë ka nisur të vallëzojë, ndërkohë që më vonë i janë bashkuar edhe të gjitha vajzat e tjera duke treguar se janë krenare për origjinën e tyre.
View this post on Instagram@ritaora ndezë atmosferën me “Valle Kosovare” ð??¥ð??¥ð??¥ në ditëlindjen e së motrës ð??ð??ð??.





