Donjeta Kosumi e njohur për publikun me emrin Kallashi është një ndër personazhet më të komentuar në media. Valltarja e njohur arrin gjithmonë që të tërheq vëmendjen me fotot dhe videot provokuese që publikon vazhdimisht në rrjetet sociale.

Së fundmi e ftuar në emisionin ‘Prive’, Kalashi ka zbuluar se ka pasur shumë oferta nga personazhe të njohur të showbizit dhe madje dhe nga politikanët, të cilët i kanë ofruar asaj para për një natë.

"Krejt këta politikanë dhe këngëtarë të showbizit, edhe familjarë më kanë bërë shumë, shumë, shumë oferta të mira që të kisha një lidhje me ta, të shkoja një natë. Por unë nuk i kam pranuar. Se unë punoja dhe punoj me një klub nate s'do të thotë që unë e jap trupin me para ose të shkoj një natë me të", u shpreh Kallashi.





