Nga Shqipëria / E Diel 21 Tetor 2018, 12:12

Nuk pritej, shihni ç’thotë Luana për Krenarin në mes të emisionit

Siç dihet prej kohësh në media është përfolur se moderatorja e njohur, Luana Vjollca është në një lidhje me Krenar Çoçaj. Ndonëse çifti nuk e ka pranuar ende publikisht lidhjen ata janë kapur shumë herë mat.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit ‘Shiko kush luan’, Luana si padashur ka konfirmuar lidhjen e saj. Gjatë një interviste me muzikantin Robert Berisha, ai filloi të fliste për largësinë që ka nga bashkëshortja Nora dhe vajza Renne për shkak të angazhimit të tij në spektaklin ‘Dance with me’.

Siç rrëfeu Roberti, ai çdo fundjavë udhëton drejt Kosovës për të takuar familjen e tij. Në këtë moment Luana ka thënë: ‘’E di ta besoj, ta qaj hallin”, duke treguar kështu që edhe asaj i duhet të udhëtojë në Kosovë për të takuar Krenarin.