Nga Shqipëria / E Premte 19 Tetor 2018, 23:11

Si dy pika uji, kjo vajzë shqiptare qenka kopja identike e Dua Lipës

Këngëtarja  me origjinë shqiptare, Dua Lipa është padyshim një ndër vajzat më të bukura shqiptare e cila ka tërhequr vëmendjen e revistave botërore me tiparet e saj. Mirëpo së fundmi një vajzë shqiptare ka bërë konfuz të gjithë njerëzit pasi ka një pamje identike me këngëtaren.

Në spotin e radios ‘SiRadio’, vajza e quajtur Hilda Kërtalli ka habitur njerëzit pasi është një koje me Duan. Ajo është ende student në gjimnazin ‘Ismail Qemali’ dhe në fotot e saj  bie në sy ngjashmëria e madhe me këngëtaren.