Nga Shqipëria / E Premte 19 Tetor 2018, 23:11

Nuk e kishte bërë më parë, Çani i jep dhuratën speciale Ramës live në emision

Mbrëmjen e sotme në emisionin e njohur "Zonë e lirë", ishte kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ka diskutuar mbi vendimin e ri për mbylljen e të gjitha basteve dhe lojërave të fatit pas datës 31 dhjetor.

Mirëpo në fillim të emisionit, moderator Arian Çani e ka habitur atë teksa i ka dhuruar një dhuratë shumë special dhe të pazakontë. Çani vendosi t’i jap Ramës dy zara ngjyrë lejla.

"T'i kesh këto zarat meqë janë ngjyrë lejla dhe ti mund të luash me to deri në janar, ke kohë", i tha Çani Ramës.