Nga Shqipëria / E Premte 19 Tetor 2018, 22:10

Duket si tjetër njeri, Bora Zemani transformohet rrënjësisht me pamjen e re

Moderatorja Bora Zemani është padyshim një ndër vajzat më simpatike të ekranit shqiptar, e cila ka tërhequr vëmendjen që në daljen e parë në ekran dhe jeta e saj private komentohet gjatë.

Prej vitesh, Bora është shfaqur në ekran dhe njihet nga të gjithë për tiparet dhe flokët e gjatë brun. Ndonëse shumë nga vajzat e showbizit kanë zgjedhur që të bëjnë ndryshime, Bora përherë është shfaqur me një look.

Mirëpo së fundmi ajo i ka lënë pa fjalë fansat teksa është shfaqur me një pamje shumë ndryshe. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Bora shihet së bashku me mikeshën e saj Rezarta Shkurta dhe ajo që bie në sy është ndryshimi në pamjen e moderatores.

Në video, Bora shihet se ka zgjedhur ti lyejë flokët në ngjyrën bjonde platin. Siç dihet ajo prej disa kohësh prezanton së bashku me Ardit Gjebrean ‘Këngën Magjike’.