Ditën e sotme trashëgimtarja e "Top Medias" dhe blogerja e njohur Lori Hoxha ka festuar ditëlindjen. Ajo ka mbushur 25-vjeç dhe ka marrë një serë urime nga familjarët dhe miqtë e saj. Një ndër urimet që u komentua më gjatë ka qenë ai i të dashurit të saj Vis Bajraktari, i cili nëpërmjet një fotoje i bëri Lorit një dedikim shumë romantik

Mirëpo dhuratën më të ëmbël dhe të bukur Lori e ka marrë pak minuata më parë nga nipi i saj London Noor. Blogerja e njohur ka publikuar një foto ku shfaqet vogëlushi me një tortë çokollate me luleshtrydhe dhe makaroons në të cilën shkruhet “Gëzuar ditëlindjen Lori”.

"Kurrë nuk do ta kisha menduar se një flokëkuq i vogël do ishte dhurata më perfekte për ditëlindjen time. Familja ime është bekimi im më i madh dhe falenderoj universin për një vit tjetër", shkruan Lori duke treguar se ndihet shumë e bekuar.





