Nga Shqipëria / E Premte 19 Tetor 2018, 22:10

Shkoi në 'Shiko kush luan', Ermal Mamaqi thumbon Fifin në mes të emisionit

Këngëtarja Fifi është padyshim një ndër personazhet më të komentuar kohët e fundit në media pasi u përfol se ajo dhe Luana Vjollca kishin pasur një mosmarrëveshje dhe për këtë arsye ajo nuk ishte këtë sezon pjesë e "Shiko kush luan".

Megjithatë një javë më parë çdo gjë u sqarua pasi këngëtarja u shfaq në emisionin e njohur. Këtë të shtunë Fifi do të përballet me ish bashkëpunëtorin e saj Ermal Mamaqi, pasi ky i fundit do të jetë i ftuar në emision.

Siç dihet dy vite më parë, këngëtarja ka qenë pjesë e ‘Xing me Ermalin’, mirëpo pas largimit deklaroi se ishte më mirë në emisionin e Luanës se sa në të Ermalit. Në promon e emisionit shihet se si moderatori Ermal Mamaqi e ka thumbuar Fifin dhe i ka kërkuar llogari për deklaratën e saj.

“Fifi po si kishe thënë ti moj motër se ishe më mirë këtu se atje?”, e pyet Ermali, ndërkohë që këngëtarja i përgjigjet thjesht me një ‘Po’.