Nga Shqipëria / E Premte 19 Tetor 2018, 22:10

Luks i paparë, Adelina Tahiri zbulon garderobën dhe të gjithë u fiksuan

Këngëtarja e një serë hiteve, Adelina Tahiri, në muajin gusht të këtij viti u bë nënë për herë të parë të një djali, të cilin e  pagëzuan me emrin e veçantë Jon. Ndonëse është tërhequr përkohësisht nga muzika, këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon vazhdimisht foto dhe video nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi ajo i ka lënë pa fjalë fansat pasi ka publikuar disa video ku shihet gardëroba e saj super luksoze. Në to Adelina përveç shtëpisë luksoze ka treguar të gjithë rrobat, këpucët dhe aksesorët e shtrenjtë që ka në dollapin e saj.

Siç shihet nga pamjet garderoba është sa një dhomë dhe është pa frikë, garderoba që çdo femër ëndërron të ketë.